ZBARDHET brenda 24 orëve vrasja e Marjo Majollarit, IDENTIFIKOHET dhe shpallet në kërkim autori (MOTIVI-DETAJET-EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:38 11-04-2018 ZBARDHET brenda 24 orëve vrasja e Marjo Majollarit, IDENTIFIKOHET dhe shpallet në kërkim autori (MOTIVI-DETAJET-EMRI)

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i vrasjes së Marjo Majollarit. Ai është Kastriot Gjuzi 40 vjeç. Burime nga policia bëjnë me dije se 28-vjeçari u ekzekutua për shkaqe hakmarrjeje. 

Njoftimi i policisë: 

Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën "Aleksandër Moisiu".

Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor. Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar: • K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç. Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale "Vrasjes për gjakmarrje" , "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Peshku tjetër në rrjetë”, kush është GJYQTARI që do i nënshtohet sot Vettingut para Komisionit
Raporti i Bankës Botërore: Çfarë thuhet për tarifën e Rrrugës së Kombit »
Article Logic
Execution time: 0.010910987854004
array(1) { ["section"]=> string(121) "zbardhet-brenda-24-oreve-vrasja-e-marjo-majollarit-identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-motivi-detajet-emri-116465" }