Zbardhet dëshmia e motrave Kajtazi në Prokuori, letrën e shkruajti 14 vjeçarja për të dhënë idenë e hakmarrjes

Publikuar tek: aktualitet, më 13:49 16-08-2015 Zbardhet dëshmia e motrave Kajtazi në Prokuori, letrën e shkruajti 14 vjeçarja për të dhënë idenë e hakmarrjes

Është zbardhur dëshmia e dy motrave Kajtazi në Prokurori në lidhje me historinë që i ka shoqëruar ato për rreth një muaj. Orialda dhe Klevisa janë shprehur përpara prokurorëve se ato të dyja janë keqtrajtuar dhe dhunuar fizikisht nga prindërit dhe motra e madhe.

“Për të dalë nga situata e krijuar në familje u ka lindur mendimi të përdorin në ushqimin e gatuar ilaçe gjumi. Këto ilaçe janë përdorur prej tyre dy herë. Herën e parë në muajin maj 2015 dhe herën e dytë më 14 korrik 2015 që ka sjellë si pasojë dhe shqetësime shëndetësore dhe shtrimin në spital të familjarëve” informon prokuroria e Durrësit.

Më tej në dëshmi thuhet se motrat janë ndjerë të frikësuara pas mbërritjes në banesë të oficerëve të policisë kur familjarët e tyre u shtruan në spital si pasojë e helmimit. Ato kanë deklaruar se janë larguar nga banesa nga frika se mos zbuloheshin për atë çka kishin bërë.

“Në pasditen e datës 15.07.2015, kur familjaret Hyqmet Kjatazi, bashkëshortja e tij Anila Kajtazi dhe vajza e madhe e tyre Alketa Kajtazi kanë qenë në spital, dy vajzat e vogla, Orialda dhe Klevisa Kajtazi kanë qenë vetëm në banesë. Ato shpjegojnë se në banesë kanë shkuar punojës policie për të parë dhe për të pyetur për shkakun e helmimit. Pas këtij momenti, vajzat e kanë ndier veten të frikësuara dhe kanë vendosur të largohen nga banesa, si e vetmja mënyrë për të mbuluar atë që kishte ndodhur me ilaçet në ushqimin e prinderve dhe njëkohesisht për të shpëtuar prej keqtrajtimit të tyre. Pasi kanë vendosur të largohen nga banesa, kanë marrë me vete disa veshje, dokumentet e identifikimit të vetat dhe të motrës se madhe si edhe disa lekë të familjes. Gjithashtu, vajzat kane shpjeguar se përpara se të largoheshin kanë vënë zjarr në banesë  dhe kanë lënë nje letër të shkruar, me qellim që ngjarja të dukej sikur ishte kryer nga persona qe donin te hakmerreshin”, thuhet më tej në njoftim.

Prokuroria informon gjithashtu se letra lënë në dhomën e gjumit, është shkruar nga vjaza 14 vjeçare, Klevisa.

“Gjithashtu në banesë, pas kqyrjes së vendit të ngjarjes, është gjetur një letër e shkruar me shkrim dore dhe me përmbajtje të dyshimtë, si “ Meti ta morr hakun, të lashë pa shtëpi dhe pa dy vajzat e tua që nuk do ti shohësh më me sy kurrë . . . etj” Është kryer ekspertimi grafik dhe me aktin e ekspertimit, datë 29.07.2015 ka rrezultuar se  dorëshkrimi i tekstit në formën e një letre drejtuar Metit . . . duhet të jetë shkruara nga shtetase Klevisa Kajtazi, krahasuar me modelet e paraqitura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Dy vajzat u gjetën më 13 gusht në një banesë në qytetin e Vlorës, të cilën e kishin marrë me qira. Ato akuzohen për “vjedhje” dhe  “Shkaterrimi i pronës në zjarr” e parashikuar nga neni 134/2,  151  i  Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Seferi: Të vendosur për të pastruar hapësirat e zaptuara
Katastrofë ekologjike në liqenin e Kasharit, qindra peshq të ngordhur dalin në breg (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011831998825073
array(1) { ["section"]=> string(115) "zbardhet-deshmia-e-motrave-kajtazi-ne-prokuori-letren-e-shkruajti-14-vjecarja-per-te-dhene-idene-e-hakmarrjes-18487" }