Fansi i zjarrtë i Luana Vjollcës i cili u bë shkak i një incidenti që bëri bujë në media ka dal sot në gjyq.
Gjykata caktoi masën e sigurise ‘arrest ne burg’ për akuzat e “përndjekjes” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas avokatëve të tij, “ Lila nuk e ka kryer veprën penale. Ka pasur vetëm simpati dhe dashuri për Luanën, por nuk e ka kërcënuar në asnjë moment. Vetëm i ka shprehur dashurinë”, shkruan Panorama.
Lila është shprehur në gjyq se ishte dakord me ato çfarë kanë thënë avokatët e tij për armën që mbante me vete në momentin e incidentit që ndodhi në Unazën e Re. Ai u shpreh se nuk kishte ndërmend ta përdorte për të vrarë ndokënd.