Zbardhet dëshmia tronditëse, piloti italian pranon gjithçka: Erdha për të ngarkuar 200 kile hashash

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:25 16-09-2016 Zbardhet dëshmia tronditëse, piloti italian pranon gjithçka: Erdha për të ngarkuar 200 kile hashash

Piloti italian Guido Andrea Guidi, avioni i të cilit u rrëzua dje në Ishëm të Durrësit, pranë një piste të improvizuar fluturimesh, erdhi në Shqipëri për të testuar terrenin nga ku do të kryente më pas transportin e drogës.

Sipas dëshmisë së tij para grupit hetimor, piloti italian ka pranuar se kishte ardhur me qëllim inspektimin e pistës në Ishëm. Ai ka thënë gjithashtu se pas testimit të pistës do të kthehej në vendin tonë një muaj më pas për të kryer transportimin e 200 kilogram kanabis sativa.

Nuk dihet nëse Andrea Guidi ka treguar emrat e bashkëpunëtorëve të tij në Shqipëri. Piloti ka vizituar më parë Shqipërinë gjatë vitit 2012 dhe2014 ndërsa dyshohet se ka komunikuar me persona me precedent penal për trafik droge.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025882959365845
array(1) { ["section"]=> string(103) "zbardhet-deshmia-tronditese-piloti-italian-pranon-gjithcka-erdha-per-te-ngarkuar-200-kile-hashash-53077" }