Zbardhet dosja e Gjykatës: Hakmarrja për Drejtësi nuk ka ekzistuar, provat u stisën

Publikuar tek: aktualitet, më 21:27 09-04-2017 Zbardhet dosja e Gjykatës: Hakmarrja për Drejtësi nuk ka ekzistuar, provat u stisën

Organizata kriminale “Hakmarrja për drejtësi” nuk ka ekzistuar asnjëherë. Çështja penale e ngritur ndaj 10 personave të akuzuar si anëtarë të saj është tërësisht e falsifikuar dhe e montuar nga persona të papërgjegjshëm të strukturave të ndryshme shtetërore përmes provave të stisura e të pavërteta.

Ky është thelbi i arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që më 13 shkurt 2017, vendosi deklarimin e pafajshëm të dhjetë të akuzuarve të kësaj çështjeje. Ata akuzoheshin për autorësinë e 17 episodeve kriminale, mes të cilave edhe vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, bomba në supermarketin e “VEFA”-s, si dhe rrëmbimin e një fëmije.

Gazeta “Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit voluminoz prej 159 faqesh të Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi nxjerr në dritë argumentet që çuan në pafajësi të pandehurit e dosjes, pas gati dy dekadave gjykim nëpër të gjitha shkallët e gjyqësorit. “Panorama” publikon në vijim pjesët esenciale të argumenteve të Gjykatës.

VENDIMI I APELIT

Për të 19 episodet kriminale, për të cilat akuzoheshin të pandehurit, Apeli vlerësonte se “mungojnë provat për fajësimin e të akuzuarve”. Në vijim, Apeli radhiste të gjitha shkeljet proceduriale të konstatuara në proces. Përmes vendimit të 13 shkurtit, Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë të vitit 2008, ku ishin dy të pandehur që kishin marrë dënim me burgim të përjetshëm dhe një total prej 154 vitesh heqje lirie për të tjerët. Të pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Gentian Caka, Leart Shyti, Roland Shyti, Kreshnik Spahiu, Nikolin Novruzaj, Pasho Novruzaj, Dritan Hate dhe Gëzim Gjoni u rigjykuan në Apel, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Lartë. Vendim u shpall nga një pesëshe gjyqtarësh e kryesuar nga gjyqtari Alaudin Malaj dhe anëtarët Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 12 ton drogë në Përmet, Hoxha: Pronarët janë nga kryeqyteti
Shqiptari arrestohet në Itali me 1 kilogram kokainë të pastër (Emri) »
Article Logic
Execution time: 0.011269092559814
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbardhet-dosja-e-gjykates-hakmarrja-per-drejtesi-nuk-ka-ekzistuar-provat-u-stisen-74638" }