Zbardhet dosja / Kryetari i Poliçanit i dënuar 5 herë nga gjykatat

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 15-03-2017 Zbardhet dosja / Kryetari i Poliçanit i dënuar 5 herë nga gjykatat

Zbardhet dëshmia e penalitetit, e kryetarit të Bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj, për të cilin prokuroria i kërkoi Komisionit Qendror të zgjedhjeve t’i ndërpresë mandatin.

ABC News ka siguruar një kopje të dëshmisë së penalitetit, ku janë pasqyruar me detaje 5 dënimet penale të formës së prerë, ku është dënuar në të kaluarën kreu i bashkisë së poliçanit. Veç dëshmisë së penaliteti, ABC News ka siguruar edhe shkurtimin e vendimit të gjykatës së Skraparit që mban vitin 1985, ku Zotkaj është dënuar për 4 muaj në riedukim për të kryer punë publike. Ky është edhe vendimi, të cilin Zotkaj nuk e ka pasqyruar në formularin e parë të ligjit për “Dekriminalizimit”, duke u bërë shkak që prokuroria ti kërkoi ndërprerjen e mandatit. Këtë vendim, të pasqyruar edhe në dëshminë e penalitetit, Zotkaj nuk e ka evidentuar në formularin e vetdeklarimit.

Sipas akuzës mos pasqyrimi i këtij dënimi në formular, ka bërë që kreu i Bashkisë së Poliçanit të ketë konsumuar veprën penale të “falsifikimit të formularëve”, akuzë për të cilën tashmë edhe po hetohet nga prokuroria.

Nga ana tjetër, në kërkesën drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhejve, ku kërkohet ndërprerja e mandatit të kreut të bashkisë së Poliçanit, organi i akuzës argumenton se formulari i dytë, i korrigjuar nga Adriatik Zotkaj dhe i pranuar nga KQZ-ja nuk ka vlerë ligjore. Sipas akuzës, vetëm formulari i parë, i dorëzuar më 26 prill 2016 është i vlefshëm dhe brenda afatit ligjor. Çdo formular tjetër apo material, thuhet nga prokurori, i dorëzuar pas datës 26 prill 2016 në KQZ nuk mund t’I nënshtrohet verifikimit pasi është marr dhe administruar në kundërshtim të hapur të ligjit dhe është formular i pavlefshëm. Për këtë fakt, thonë prokurorët, kanë nis edhe hetimet ndaj zyrtarëve të KQZ-së, pasi kanë pranuar korigjimin e 29 formularëve të parë, në kundërshtim të ligjit.

Ndërkohë Adriatik Zotkaj, sipas dëshmisë së penalitetit, është dënuar 5 herë me vendime penale. Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”. Në vitin 1992 Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Për të vazhduar në vitin 2001 po gjykata e skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit. Më pas në vitin 2002 Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 12 muaj burg për veprime arbitrate dhe falsifikim të dokumenteve dhe një vendim tjetër i gjykatës së beratit që mban vitin 2006.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « IKMT aksion masiv në Krastë të Krujës, shemben 20 furra gëlqereje (FOTO+ VIDEO)
Gjobë 2 milion euro biznesmenit shqiptar, historia e 36-vjeçarit të suksesshëm që s'paguante taksat »
Article Logic
Execution time: 0.011652946472168
array(1) { ["section"]=> string(70) "zbardhet-dosja-kryetari-i-policanit-i-denuar-5-here-nga-gjykatat-72013" }