Zbardhet fjala e Bashës në PPE: Rama nuk e do Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 15:16 29-01-2016 Zbardhet fjala e Bashës në PPE: Rama nuk e do Reformën në Drejtësi

Zbardhet fjala e Lulzim Bashës  gjatë asamblesë së Partisë Popullore Europiane. Në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane mbajtur në Bruksel pata një takim të vecantë më Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul si dhe bisedova me Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez-Isturiz ,me zv.Presidentin David Mecalister, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian Elmar Brok dhe personalitete të tjerë.

Në këto takime si dhe ne fjalën në Asamblenë Politike, u ndala tek kriza ekonomike, korrupsioni, reforma në drejtësi, dhe zgjedhjet e lira dhe te ndershme. Basha ka thënë se Rama nuk e do Reformën në Drejtësi.

“Ashtu siç thekson edhe Komisioni Europian në raportin e tij për ekonominë e Shqipërisë grumbullimi i të ardhurave buxhetore mbetet shqetësuese për shkak të korrupsionit të lartë. Në vitin 2015 rreth 400 milionë euro i munguan buxhetit të shtetit vetëm nga doganat dhe tatimet. Shqetësim është rritja e borxhit publik nga 62% në 74% . 1.1 miliard euro ka marre borxh qeveria, dhe sot nuk asnjë investim publik, asnjë rrugë të re, asnjë shkollë, nuk ka as rritje pagash e pensionesh, as më shumë fonde për personat në ndihmë ekonomike, përkundrazi është ulur pagesa për papunësinë ndërkohë që është rritur papunësia, siç raporton Komisioni Europian”, tha Basha.

“1 miliard euro janë vjedhur vetëm gjatë vitit të kaluar, 400 milionë euro nga doganat dhe tatimet dhe 777 milionë euro nga tenderat, prokurimet dhe koncesionet korruptive të cilat gjithnjë fitohen nga familjarët, miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe ministrave të tij.

Krimi i organizuar ishte një tjetër shqetësim pasi bandat janë ato që bëjnë ligjin, sepse kanë mbështetjen e pushtetarëve”, theksoi ndër të tjera kreu i PD..

“Partia Demokratike është e vendosur për reformën në drejtësi pasi ajo është përcaktuese në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, dy problemet më të mprehta të Shqipërisë nën qeverisjen Rama dhe njëkohësisht dy kushte për integrimin europian të vendit”, pohon Basha.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088059902191162
array(1) { ["section"]=> string(71) "zbardhet-fjala-e-bashes-ne-ppe-rama-nuk-e-do-reformen-ne-drejtesi-31263" }