ZBARDHET FORMULA E LISTAVE 100% TË HAPURA/ Fituesit ‘përcaktohen’ nga KRYETARI, kandidatet FEMRA nuk mund të zëvendësohen nga ata MESHKUJ

Publikuar tek: politike, më 18:13 18-09-2020 ZBARDHET FORMULA E LISTAVE 100% TË HAPURA/ Fituesit ‘përcaktohen’ nga KRYETARI, kandidatet FEMRA nuk mund të zëvendësohen nga ata MESHKUJ Fotomontazh: Edi Rama - Fleta e votimit

NEWSBOMB ka zbardhur formulën e listave të hapura 100% që kërkon Partia Socialiste, ku shpjegohet se si do të bëhet ndarja e mandateve.

Në fletën e votimit, votuesi do të ketë mundësi të zgjedhë partinë dhe më pas do të zgjedhë edhe një nga kandidatët që ofron partia që ai ka votuar.

unnamed.jpg

Kandidatët do të jenë të renditur nga kryetari i partisë sipas preferencës së tij, por do të jetë pikërisht kjo renditje që do të përcaktojë shumë në listën e deputetëve fitues.

Pas mbylljes së procesit të votimit, fillimisht do të numërohen votat për partitë, duke llogaritur edhe se sa mandate do të ketë secila, ndërsa më pas do të shihet se cilët janë kandidatët fitues të secilës parti.

Si do të bëhet llogaria e ndarjes së mandateve?

Sipas kësaj formule, emrat e renditur më lart nga kryetari i paritsë kanë më shumë mundësi për të fituar mandatin e deputetit.

Po marrim një shembull: Partia “X” në një qark që nxjerr 15 deputetë ka marrë 100 mijë vota dhe ka fitur 10 mandate, duke llogaritur se për të nxjerrë një deputet i duhen 10 mijë vota.

Deri në këtë moment fitues janë 10 kandidatët e parë që ka listuar kryetari i partisë, por renditja mund të ndryshojë nëse një nga kandidatët e renditur në listë në radhën 11-15 ka marrë më shumë vota se sa ata që janë në 10 vendet e para.

Pra në rastin e shembullit tonë, një kandidati të renditur në listë në vendin 11-15 i duhet të marrë minimalisht 10001 vota, duke spostuar vendin e 10 më poshtë dhe duke e zëvendësuar vetë.

Por një grua në listën e kryetarit të partisë nuk mund të spostohet nga një burrë, por vetëm mund të spostohet nga një grua tjetër që ka marrë më shumë se votat që duhen për të siguruar një mandat deputeti.

Me anë të kësaj mënyre ruhet edhe barazia gjinore.

Kjo është formula e hedhur në tryezën e Këshillit Politik nga Partia socialiste, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga opozita.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009282112121582
array(1) { ["section"]=> string(139) "zbardhet-formula-e-listave-100-te-hapura-fituesit-percaktohen-nga-kryetari-kandidatet-femra-nuk-mund-te-zevendesohen-nga-ata-meshkuj-220859" }