Zbardhet formulari i PD për kandidatët për deputetë/ Basha kërkon t'i njohë 'RRËNJË e DHËMBALLË', pyetje nga jeta personale dhe deri te miqtë e universitetit (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 14:32 06-07-2020 Zbardhet formulari i PD për kandidatët për deputetë/ Basha kërkon t'i njohë 'RRËNJË e DHËMBALLË', pyetje nga jeta personale dhe deri te miqtë e universitetit (E PLOTË) Fotomontazh: Lulzim Basha - pyetjet ne formularin e kandidateve per deputete

Partia Demokratike ka filluar përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, ku për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave.

Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza, ku do të fillojë me identifikimin dhe propozimin e kandidatëve, ndërsa është burimet bëjnë me dije se individët mund edhe të vetëpropozohen.

Faza e dytë është ajo e verifikimit dhe seleksionimit të kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që duket se do të jetë edhe faza më e rëndësishme, ku kandidatët do të plotësojnë formularin, i cili duket si një pyetësor nga prokuroria.

Zyratërt e Partisë Demokratike janë kujdesur që të mos u shpëtojë asnjë detaj nga jeta e kandidatëve, pasi pyetjet janë jo vetëm për jetën personale të kaqndidatëve, por shkojnë edhe deri te njohjet e vjetra të shokëve të universitetit.

Në formularin që do të plotësojnë kandidatët për deputetë janë edhe këto pyetje:

1-Persona të rrethit shoqëror që ju njohin më mirë
2- Kontaktet me shtetas të huaj apo organizata të huaja
3- Personat me të cilët keni qenë në një klasë në universitet e të tjera,

Këto pyetje të bëjnë të kuptosh se PD kërkon t'i njohë "rrënjë e dhëmballë" kandidatët e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Formulari të cilin do të plotësojnë kandidatët për deputetë të PD është me 30 faqe, ndërsa më pas do të kalohet në fazën e konsultimit të listës me kandidatët potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Pas konsultimeve do të bëhet zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Formulari i plotë i PD për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e vitit 2021, siguruar: 

Udhezimi Per Perzgjedhjen e Kandidateve Nr. 60 Dt. 25.06.2020 by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096421241760254
array(1) { ["section"]=> string(168) "zbardhet-formulari-i-pd-per-kandidatet-per-deputete-basha-kerkon-t-i-njohe-rrenje-e-dhemballe-pyetje-nga-jeta-personale-dhe-deri-te-miqte-e-universitetit-e-plote-213014" }