Zbardhet grabitja në Peqin, arrestohen 2 hajdutët, një tjetër në kërkim

Publikuar tek: aktualitet, më 09:10 11-05-2019 Zbardhet grabitja në Peqin, arrestohen 2 hajdutët, një tjetër në kërkim

Policia e Peqinit ka zbardhur ngjarjen dhe ka arrestuar autorët e dyshuar të vjedhjes së banesës të shtetasit Skënder Zeqirit, ndodhur më datë 08.05.2019.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve: B.H., 30 vjeç, M.Ll., 27 vjeç, të dy banues në Peqin dhe E.Sh., 27 vjeçe , banuese në Durrës.

Si dhe vijon puna intensive për kapjen edhe të një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes i cili është shpallur në kërkim, shtetasi S.I., 19 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohen se në bashkëpunim me njëri- tjetrin, më datë 08.05.2019, kanë vjedhur në banesën e shtetasit S.Z., një sasi të kosiderueshme parash.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale " Vjedhja".

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi shpreh ngushëllimet për familjarët e Major Tanushit: Do mbetet në altarin e nderit
KESHILLTARE MIZERABEL! »
Article Logic
Execution time: 0.011317014694214
array(1) { ["section"]=> string(76) "zbardhet-grabitja-ne-peqin-arrestohen-2-hajdutet-nje-tjeter-ne-kerkim-163815" }