Zbardhet identiteti i gruas që rrahu barbarisht vajzën e saj të mitur, 41-vjeçarja ‘s’mban gojën’ as në polici, kush është gjyqtarja që e cilësoi dhunën ‘të drejtë prindërore’

Publikuar tek: aktualitet, më 14:38 21-01-2020 Zbardhet identiteti i gruas që rrahu barbarisht vajzën e saj të mitur, 41-vjeçarja ‘s’mban gojën’ as në polici, kush është gjyqtarja që e cilësoi dhunën ‘të drejtë prindërore’ Elisabeta Meta, nena dhunuese

Elisabeta Meta, 41-vjeçe.

Është ky identiteti i gruas nga Saranda që u shfaq mbrëmë në videon e Fiks Fare duke rrahur barbarisht të bijën vetëm 13-vjeçe.

Ngjarja u denoncua nga njerku i vogëlushes dhe bashkëjetuesi i 41-vjeçares.

Meta u shoqërua mbrëmë afër mesnatës në polici dhe po mbahet në ambientet e komisariatit ende.

Në polici është thirrur edhe njerku si dhe vajza minorene e cila është marrë në pyetje në praninë e psikologëve.

Ndërkaq, historia e Elisabeta Metës e cila është nënë e dy fëmijëve, kishte shkuar më herët, konkretisht në shtator të 2019-ës në dyert e gjykatës por kjo e fundit e pa të arsyeshme të rrëzonte urdhrin e mbrojtjes

Në procesin gjyqësor, njerku ka paraqitur një USB ku tregohet dhuna e gruas ndaj vajzës së mitur dhe ndaj tij. Në gjykatë u pyet edhe vajza e mitur, e cila tha se e ëma e ka qëlluar me shpulla. Për këto “shpulla” gjykata vendosi se janë “e drejta e saj prindërore”.

Çështja, mëson newsbomb.al u shqyrtua pikërisht nga gjyqtarja Suela Xhani e cila mesa duket nuk e ka studiuar mirë të drejtën prindërore.

Ndërkaq, mësohet se Elisabeta Meta, dhunuesja e cila u shfaq në video edhe duke folur me një fjalor ordiner, nuk e ka ‘frenuar’ gjuhën as në komisariatin e Sarandës dhe ka shpërthyer në të shara.

Shpresojmë se këtë herë organet e drejtësisë do e shqyrtojnë me kujdes rastin e kësaj dhune të pashembullt në familje.

LEXO EDHE ‘Do të therr moj b*shtër,’ nëna rreh barbarisht vajzën 13 vjeçare: Të vdesësh këtu në vend (PAMJE TË RËNDA)

(Foto- gjyqtarja Suela Xhani)

 

 82790257_522504031710945_1086873982860263424_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071320533752441
array(1) { ["section"]=> string(176) "zbardhet-identiteti-i-gruas-qe-rrahu-barbarisht-vajzen-e-saj-te-mitur-41-vjecarja-s-mban-gojen-as-ne-polici-kush-eshte-gjyqtarja-qe-e-cilesoi-dhunen-te-drejte-prinderore-192715" }