Zbardhet identiteti i kryeplakut dhe 7 të arrestuarve për kultivim kanabisi në Gramsh

Publikuar tek: aktualitet, më 16:51 02-07-2020 Zbardhet identiteti i kryeplakut dhe 7 të arrestuarve për kultivim kanabisi në Gramsh Ilustruese

Ditën e sotme është finalizuar pas katër muajsh hetime operacioni i koduar "Kotorri 2020".

Janë vënë në pranga 7 persona për akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike, si dhe kryeplaku i fshatit Kotorr me akuzën "shpërdorim detyre". Aurel Kotorri është 32-vjeçari i emëruar kryeplaku i fshatit Kotorr, teksa dhe të arrestuarit e tjerë janë pjesë të një fisi.

Sakaq, janë vënë në pranga Elton Kotorri, Ervin Kotorri, Altin Kotorri, Luan Kotorri, Klajdi Kotorri, si dhe Alkis Vila dhe Albion Nexhipi. Disa prej tyre janë jo vetëm banues në Kotorr, por edhe në Elbasan, Durrës e Shijak. Ndërkohë mes tyre është arrestuar edhe G.Ç, banues në Durrës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0099771022796631
array(1) { ["section"]=> string(92) "zbardhet-identiteti-i-kryeplakut-dhe-7-te-arrestuarve-per-kultivim-kanabisi-ne-gramsh-212597" }