ZBARDHET kallëzimi 38-faqe i Metës ndaj DVORANIT, Presidenca: Ja shkeljet që e ngarkojnë me përgjegjësi (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 15:40 19-11-2019 ZBARDHET kallëzimi 38-faqe i Metës ndaj DVORANIT, Presidenca: Ja shkeljet që e ngarkojnë me përgjegjësi (E PLOTË) Foto montazh

Zbardhet kallëzimi i plotë i presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Në kallëzimin prej 38-faqesh që Presidenca e dorëzoi te Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda, renditen shkeljet që sipas Metës, Dvorani ka bërë lidhur me çështjen e plotësimeve të vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Dvorani akuzohet nga kreu i shtetit Ilir Meta për “Shpërdorim Detyre” duke vepruar në mënyrë personale, në disa raste pa u marrë vendimet në KED.

“Nuk rezultoi që KED-ja, në mënyrë kolegjiale, të ketë marrë ndonjë vendim për mënyrën dhe kohën e dërgimit të listave pranë organeve të emërtesës, por ky veprim administrativ është kryer vetëm në mënyrë individuale nga Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”, thuhet në kallëzim.

Data e dërgimit të listave me emrat e kandidatëve për Gjk, është një tjetër pikë e pretenduar nga Presidenca se Dvorani ka shkelur ligjin.

“Nën këtë detyrim ligjor Kryetari i KED-së, duhet që t’i japë përgjigje pyetjes se përse nuk i dërgoi të 4 (katër) listat në të njëjtën kohë si Presidentit ashtu dhe Kuvendit, ashtu siç kishte vendosur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e datës 21 shtator 2019?,” thuhet në kallëzim.

Ndër të tjera në kallëzim Ardian Dvorani akuzohet për mashtrim të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar.

“Presidenti ka arritur në bindjen se qëllimi i Kryetarit të KED-së Ardian Dvorani ka qenë mashtrimi i opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar mbi këtë çështje, për të krijuar idenë e rreme se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e ka diskutuar këtë çështje në mbledhjen e datës 7 nëntor 2019 dhe ka vendosur publikimin në Fletoren Zyrtare të vendimit të tij nr. 132, datë 21 shtator 2019 . Ky fakt është i pavërtetë pasi siç u përmend edhe më lart Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në datën 7 nëntor 2019, nuk ka marrë asnjë vendim të kësaj natyre dhe as ka diskutuar mbi këtë çështje”.

KALLËZIMI I PLOTË:

Kallëzimi penal i presidentit Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani by Newsbomb Albania on Scribd

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033346176147461
array(1) { ["section"]=> string(116) "zbardhet-kallezimi-38-faqe-i-metes-ndaj-dvoranit-presidenca-ja-shkeljet-qe-e-ngarkojne-me-pergjegjesi-e-plote-186458" }