Zbardhet letra drejtuar Kombeve të Bashkuara, SHBA e gatshme për negociata me Teheranin

Publikuar tek: bota, më 10:57 09-01-2020 Zbardhet letra drejtuar Kombeve të Bashkuara, SHBA e gatshme për negociata me Teheranin

SHBA thotë se është gati të angazhohet në negociata me Iranin pas situatës armiqësore midis vendeve.

Në një letër drejtuar Kombeve të Bashkuara, SHBA justifikoi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani si një veprim vetëmbrojtjeje.

Irani, nga ana e tij, është hakmarrë ditën e djeshme duke lëshuar 22 raketa në bazat ajrore që strehojnë forcat amerikane në Irak por duke mos shkaktuar viktima. Ai gjithashtu i tha OKB-së se ishte një veprim vetëmbrojtjeje.

Gjeneral Soleimani njihej gjerësisht si zyrtari i dytë më i lartë i Iranit. Si kryetar i Forcës elitare të Kudsit Revolucionar, ai ishte një arkitekt i politikës iraniane në rajon.

Nga ana e tij, udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei përshkroi sulmet e raketave si një "shuplakë në fytyrë" për SHBA dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund prezencës amerikane në Lindjen e Mesme.

Por çfarë thotë letra?

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB, Ambasadori amerikan në KB Kelly Craft tha se SHBA ishin të gatshme për të negociuar "me qëllim parandalimin e rrezikut të mëtejshëm të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare apo përshkallëzimit nga regjimi iranian".

Vrasja e Soleimanit ishte e justifikuar, argumentohej në letër, në bazë të nenit 51 të Kartës së OKB, e cila kërkon që shtetet të "raportojnë menjëherë" në Këshillin e Sigurimit çdo masë të marrë në ushtrimin e së drejtës së vetëmbrojtjes.

SHBA do të ndërmarrë veprime shtesë "sipas nevojës" në Lindjen e Mesme për të mbrojtur personelin dhe interesat e saj, shtohet në letër.

Por ambasadori i Iranit në OKB Majid Takht Ravanchi tha që oferta e SHBA për bisedime ishte "e pabesueshme" teksa SHBA vazhdon të zbatojë sanksione të ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Irani, nga ana e tij, përmendi gjithashtu nenin 51 si justifikim për sulmin e tij ndaj bazave amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e Qasem nga Trump, flet gjenerali amerikan: Soleiman më i rrezikshëm se Bin Laden. Si dështoi plani i parë për ta vrarë
Konflikti SHBA-IRAN, Papa Françesku thirrje dy vendeve: Mos përshkallëzoni situatën »
Article Logic
Execution time: 0.011101007461548
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbardhet-letra-drejtuar-kombeve-te-bashkuara-shba-e-gatshme-per-negociata-me-teheranin-191580" }