Zbardhet mbledhja e Ramës me deputetët e PS: Kontrolloni adimistratën, Braçe nuk e bën dot...

Publikuar tek: aktualitet, më 11:54 20-05-2019 Zbardhet mbledhja e Ramës me deputetët e PS: Kontrolloni adimistratën, Braçe nuk e bën dot...

Zbardhet mbledhja e kryeministrit Edi Rama me grupin parlamentar të PS.

 Rama ka deklaruar se fushata elektorale do të hapet me 31 maj në pallatin e Kongreseve ku do të jenë pranishëm të gjithë kandidatët e bashkive.

Ai është shprehur se çdo deputet i zonës duhet të kontrollojë administratën.

'Çdo deputet për zonën e vet të kontrollojë administratën. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente gjatë zgjedhjeve. Braçe nuk e bën dot i vetëm kontrollin e adiminstratës. S' duhet të kemi arrogancë në asnjë hallke të qeverisë', është shprehur kryeministri gjatë mbledhjes.

 Rama kujtoi edhe njëherë masën e paralajmëruar për të gjithë ata që do të kërkojë të bllokojnë procesin zgjedhor se do t'i bllokohet hyrja në BE dhe SHBA.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.17746305465698
array(1) { ["section"]=> string(95) "zbardhet-mbledhja-e-rames-me-deputetet-e-ps-kontrolloni-adimistraten-brace-nuk-e-ben-dot-164965" }