Zbardhet me DETAJE ngjarja në Elbasan/ Vis korçari me plumb në shpatull shkoi te Trauma, por u arrestua; në kërkim 25-vjeçari që e plagosi (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:41 25-11-2020 Zbardhet me DETAJE ngjarja në Elbasan/ Vis korçari me plumb në shpatull shkoi te Trauma, por u arrestua; në kërkim 25-vjeçari që e plagosi (EMRI)

Policia e Elbasanit ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së sotme në qytet, rreth orës 11:50, në lagjen "Emin Matraxhiu" ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh pati shkëmbim zjarri.

Është arrestuar Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan dhe është shpallur në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri.

127280196_675641356479917_8269415137366585254_n_copy_copy_copy.jpg

Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë Elbasan

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Elbasan.

Policia vë në pranga një nga autorët e ngjarjes.

Shpallet në kërkim autori tjetër.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth  orës 11:50, në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin përdorur dhe armë zjarri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Si rezultat i veprimeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në flagrancë.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia e Elbasanit, për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja.

Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mercedes-Maybach S-Class i ri - Përkufizimi i ri i luksit
VDES drejtori i pyjores në Shkodër Mark Ndou, ra në greminë dhe mbeti i bllokuar në makinë për tre orë me kolegët »
Article Logic
Execution time: 0.012203216552734
array(1) { ["section"]=> string(172) "zbardhet-me-detaje-ngjarja-ne-elbasan-vis-korcari-me-plumb-ne-shpatull-shkoi-te-trauma-per-t-u-mjekuar-por-u-arrestua-shpallet-ne-kerkim-25-vjecari-qe-e-plagosi-emri-229097" }