Një dron u raportua se po fluturonte në hapësirën ajrore mbi vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel disa minuta më parë.
Por sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk bëhet fjalë për një dron por një helikopter i forcave ushtarake shqiptare që është ngritur nga një pilot francez gjatë një trajnimi për pilotët shqiptarë. Prezenca e forcave të shumta ushtarake dhe atyre të Gardës shpjegohen me stërvitjen ushtarake që po realizohet nga Ministria e Mbrojtjes.