ZBARDHET MISTERI I ZHDUKJES SË TAKSISTIT/ Nxirret trupi i pajetë nga makina

Publikuar tek: aktualitet, më 11:33 05-01-2017 ZBARDHET MISTERI I ZHDUKJES SË TAKSISTIT/ Nxirret trupi i pajetë nga makina

Që prej ditës së djeshme është zhdukur një taksist nga qyteti i Durrësit. Bëhet fjalë për shtetasin Faik Fezaj, 53-vjeç i cili humbi kontaktet që mbrëmjen e djeshme me familjen e tij. Sakaq, ditën e sotme është gjetur makina me trupin e tij të pajetë.

Dyshohet se bëhet fjalë për një aksident. Makina ka dalë nga rruga, është gjetur e përmbysur në një kanal mes Kavajës e Rrogozhinës. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes të taksistit.

KONTAKTET E FUNDIT ME FAMILJEN DHE DINAMIKA E NGJARJES SIPAS RAPORTIT PARAPRAK TE POLICISE:

Fezgaj, banor i lagjes 18, ka folur për herë të fundit rreth orës 18:45 me familjarët e tij. U ka thënë që ‘do të vi në shtëpi’, por nuk është kthyer më. Gruaja dhe vajzat i kanë telefonuar më pas, por celulari i taksistit ka dalë i fikur.

Rreth orës 21:30, familjarët kanë bërë kallëzim në polici, ku kanë deklaruar se Fezgaj ka dalë nga banesa bashkë me mjetin tij Benz, ngjyrë blu, "Taxi"me targa DR 443 A dhe nuk është kthyer.

Fill pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e tij si dhe hetimet të cilat i ka përqendruar në disa pista, raporton DurrësLajm.

Sipas policisë, po hetohet mundësia e një grabitjeje të mundshme, apo mundësia që Fezgaj mund të ketë ikur me ndonjë klient e të jetë sëmurur gjatë rrugës.

Që prej mbrëmjes së djeshme, polica është vënë në kërkim të tij, por nuk ka ende asnjë gjurmë.

53-vjeçari është taksist i licencuar prej një jete dhe punon pranë stacionit të trenit në Durrës, në afërsi të një banke.

Policia e Durrësit ka vënë në dispozicion edhe këtë numër kontakti 0694110217, ku mund të telefonojë çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi taksistin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Moti i “çmendur”, Veliaj-kryeqytetasve: Mos shkoni në Dajt! (MBLEDHJA URGJENTE E SHTABIT TË EMERGJENCAVE CIVILE)
Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit: 5050 doza në 19 qendra shëndetësore në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.010739088058472
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbardhet-misteri-i-zhdukjes-se-taksistit-nxirret-trupi-i-pajete-nga-makina-64641" }