ZBARDHET NGJARJA/ Atentati ndaj biznesmenit Lika në Laç, policia zbulon autorin: U ndihmua nga një shok...

Publikuar tek: aktualitet, më 09:28 31-05-2020 ZBARDHET NGJARJA/ Atentati ndaj biznesmenit Lika në Laç, policia zbulon autorin: U ndihmua nga një shok... Hoteli ku u be atentati

Atentati në një hotel në Laç ku mbetën të vrarë biznesmeni Bujar Lika dhe Paulin Gjergji ka për autor Kreshnik Tushën, i cili mbeti i plagosur edhe vetë.

Policia mëson se Tusha në bashkëpunim me një person tjetër kanë goditur drejt biznesmenit Lika, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa ditën e sotme ndërroi jetë te spitali i traumës edhe 53 vjeçari Paulin Gjergji.

Mes Tushës dhe Likës ka patur shkëmbim zjarri, ndërsa mister mbetet emri i bashkëpunëtorit të Tushës.

Por çfarë ndodhi në Laç mbrëmjen e djeshme?

Biznesmenit Bujar Lika, rreth 37 vjeç, iu bë atentat përpara një hoteli në rrugën dytësore Laç-Mamurras, ku si pasojë e breshërisë së armëve mbeti i vdekur në vend.

Të plagosur nga të shtënat mbetën edhe 21 vjeçari Kreshnik Tusha dhe Paulin gjergji, me këtë të fundit që nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Dyshimet e para të policisë janë oër një konflikt të hershëm, ndërsa bëhet me dije se atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.

LEXO EDHE: Breshëri plumbash në rrugën Laç-Mamurras, vdes një person, plagoset vet atentatori dhe një tjetër. Forca të shumta policie nisen nga Tirana (EMRAT)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097470283508301
array(1) { ["section"]=> string(107) "zbardhet-ngjarja-atentati-ndaj-biznesmenit-lika-ne-lac-policia-zbulon-autorin-u-ndihmua-nga-nje-shok-208478" }