Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Jalë të Vlorës ku fillimisht u raportua se vëllai ka vrarë vëllanë në mënyrë aksidentale. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është vajza e vogël e familjes, vetëm 1 vjeçe.
4 vjeçari qëlloi me çifte motrën e tij 1 vjeçare teksa po luante me armën e zjarrit. 1 vjeçarja me inicialet A.K.ka gjetur vdekjen e mënjëhershme pas goditjes në kokë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur kur babai ishte duke pastruar çiften. Në një moment pakujdesie dhe mungese vëmendje nga ana e prindit, i mituri ka marrë armën dhe aksidentalisht ka qëlluar mbi të motrën. Policia menjëherë ka shoqëruar prindërit në komisariat ndërsa ka marrë në pyetje 4 vjeçarin në praninë e një psikologu.