Zbardhet pasuria e “të mjerëve” që pezulluan vetting-un: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zhytur në kredi dhe jetojnë vetëm me paga

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:09 27-10-2016 Zbardhet pasuria e “të mjerëve” që pezulluan vetting-un: Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të zhytur në kredi dhe jetojnë vetëm me paga

Tetëshja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

1. Bashkim Dedja

2. Vladimir Kristo

3. Vitore Tusha

4. Fatmir Hoxha

5. Gani Dizdari

6. Besnik Imeraj

7. Fatos Lulo

8. Altina Xhoxhaj

(pasi Sokol Berberi kishte dhënë dorëheqjen që më 15 shtator, para dhënies së vendimit), të cilët vendosën pezullimin e ligjit të "Vettingut” dhe dërgimin e tij në Komisionin e Venecias për interpretim, me shpresën se do të shtyhet përtej afatit ligjor të zgjedhjeve parlamentare të verës së ardhshme, zyrtarisht është në kushte të "mjerueshme” financiare.

Duke parë me vëmendje deklaratat e pasurisë për vitin e kaluar, të shpallura zyrtarishtnë maj të këtij viti, sheh se të ardhurat e tyre janë modeste, llogaritë e tyre rrjedhëse janë më të vogla se të një familje mësuesish, dhe për më tepër janë të zhytur në borxhe marramendëse, që paga e tyre dhe të ardhurat e deklaruara duan vite e vite, thuajse një jetë të tërë t'i mbulojnë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024667978286743
array(1) { ["section"]=> string(136) "zbardhet-pasuria-e-te-mjereve-qe-pezulluan-vetting-un-anetaret-e-gjykates-kushtetuese-te-zhytur-ne-kredi-dhe-jetojne-vetem-me-paga-57514" }