Zbardhet plani I FRIKSHËM, Basha porosi URGJENTE degëve të PD: BLLOKONI KZAZ-të, PËRBALLUNI edhe me POLICINË! Nga dy persona në çdo qendër (E PLOTË- 6 KËRKESAT)

Publikuar tek: politike, më 23:30 24-06-2019 Zbardhet plani I FRIKSHËM, Basha porosi URGJENTE degëve të PD: BLLOKONI KZAZ-të, PËRBALLUNI edhe me POLICINË! Nga dy persona në çdo qendër (E PLOTË- 6 KËRKESAT) Foto ilustruese

Zbardhen 6 porositë urgjente të Lulzim Bashës për degët e kësaj partie për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas dokumentit të siguruar nga newsbomb.al, shihet se Basha u ka dhënë urdhër të qartë gjithë degëve që të mobilizohen me të gjitha mjetet për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ajo që bie në sy, është se Basha u kërkon strukturave që përballja dhe tensioni të rriten, madje në pikën 3 kjo shprehet fare qartë, ku kërkohet që të bllokohen KZAZ-të me qëllim dëmtimin e materialeve zgjedhore.

Basha kërkon përballje me policinë e shtetit pasi kjo është më e pranueshmja, si dhe thekson që në çdo qendër votimi duhet të ketë nga dy persona, për 'monitorim'.

DOKUMENTI:

1-Vijon përballja sipas modelit të Shkodrës, kudo ku shkon Edi Rama. Duke filluar nga sot, tensioni i përballjes duhet të rritet. Degët që janë brenda të njëjtit qark a po afër njëra-tjetrës të koordinojnë për të rritur forcën e pjesëmarrjes dhe përballjes
2-Të gjitha Degët të njoftojnë Bashkitë dhe Policinë, që në datat 27-qershor-2 korrik 2019, në të gjithë territorin e bashkisë, do të organizohen tubime në mbrojtje të kushtetutës dhe demokracisë. Detyrimi është vetëm për njoftim. Nuk pritet leje. Vendet e zhvillimit të tubimit të jenë të gjitha rrugët e qytetit dhe fshatrat, duke specifikuar veçanërisht lagjet apo zonat ku janë të vendosura KZAZ, GNV dhe qendrat e votimit. Orari  i tubimit të jetë: Pa ndërprerje.
3-Të hartohet plani sipas specifikave të degës për të mos lejuar votime në 30 qershor. Kjo duhet të arrihet, ose përpara datës 30 qershor nëpërmjet bllokimi të KZAZ në shpërndarjen/ dëmtimin e materialeve, ose pa dhunë në qendrat e votimit me një metodë që shmang përplasjen fizike. Është e pranueshme që të ketë përballje me policinë por jo akte të forta dhune, dëmtime, djegie godinash apo persona të lënduar. KURRSESI persona të lënduar. Interesi i Edi Ramës është që të bëjmë dhunë dhe të lëndojmë njerëz, prandaj duhet shmangur kjo me çdo kusht. Ligjërisht pas dekretit të presidentit është Edi Rama në paligjshmëri dhe jo opozita. Të shmanget me çdo kusht përballja me militantët e PS dhe të mos biem pre e asnjë provokimi të tyre.
4- Aleanca për mbrojtjen e demokracisë të dalë njëkohësisht me deklarata të martën që po rrezikohet demokracia dhe ata nuk do ta lejojnë këtë. Thirrje masive për të mos dalë në votime nëse ato do të tentohen që të bëhen.
5- Të ngrihet grup pune që pamundësojnë votimet. Të hartohet modeli më i zbatueshëm sipas degëve dhe mundësive që ka cdo degë. Aty ku PD-ja dhe aleatët kanë bashkinë plani të hartohet dhe zbatohet në koordinim me kryetarin dhe strukturat e bashkisë. Është e domosdoshme të koordinojmë me të gjithë partitë aleate.
6- Të ngrihet grup pune që dokumenton dhe evidenton cdo shkelje që ata po bëjnë (presion administratës për të dalë në votime, përdorim të administratës në fushata, veprimet e paligjshme të policisë, blerje e votuesve dhe të tjerë). Të caktohen nga dy persona që monitorojnë cdo qendër votimi.

64876216_700072413763368_3193813564787785728_n.gif

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072109699249268
array(1) { ["section"]=> string(161) "zbardhet-plani-i-frikshem-basha-pororsi-urgjente-degeve-te-pd-bllokoni-kzaz-te-perballuni-edhe-me-policine-nga-dy-persona-ne-cdo-qender-e-plote-6-kerkesat-169617" }