Pasquale Ventura i ka shpëtuar për mrekulli një atentati, duke u zbuluar më pas detaje tronditëse për të.
Ish-bashkëshortja e tij Concetta di Mateo kishte paguar dy shqiptarë, Igli Kamberi dhe Artan Belliu, duke u dhënë 10 mijë euro parapagim për të ekzekutuar të shoqin, me të cilin kishte kohë që ishte ndarë. Plani u zbulua pasi policia arrestoi dy vrasësit me pagesë.
Motivi i porositjes së vrasjes së këshilltarit të Partisë Demokratike për komunën e Barletta-s, kanë qenë konfliktet për ndarjen e pasurisë.
Artan Balliu 53 vjeç dhe Igli Kamberi 29 vjeç janë vënë në prangat e policisë , si pjesë e një grupi kriminal që planifikoi vrasjen e këshilltarit italian.
Dy shqiptarët akuzohen për “vrasje të mbetur në tentativë”. Në 20 janar të vitit 2015 ata qëlluan mbi këshilltarin italian, por nuk mundën ta vrisnin.
Concetta Di Matteo gjithashtu është arrestuar. Ajo planifikonte t’u jepte shqiptarëve edhe 20 mijë euro të tjera pas vrasjes së planifikuar.
Di Matteo kishte bindur fillimisht Belliun për të gjetur 2 persona të tjerë që të ekzekutonin ish-bashkëshortin. Përveç dy shqiptarëve në krim ka marrë pjesë edhe Giacomo Lanotte. Italiani ka qenë ai që ka qëlluar mbi këshilltarin, kurse 29-vjeçari Igli Kamberi ka patur rolin e ndihmës për të duke e larguar me motor nga vendi i krimit. Lanotte qëlloi me breshëri, por nuk mundi ta vrasë Venturën, edhe për shkak të shkathtësisë së tij për t’u mbrojtur. Kamberi dhe Lanotte janë identifikuar nga motorri i zi dhe veshja tyre, përmes kameravetë semaforëve. Ata e kanë ndjekur për një kohë të gjatë Venturën.
Concetta di Mateo dhe të arrestuarit e tjerë
LEXO EDHE:DO VRISNIN POLITIKANIN ITALIAN ME URDHER TE ISH-GRUAS, KAPEN SHQIPTARET