Zbardhet skema e ekzekutimit të efektivit në Lezhë, një person e ndaloi në rrugë, plumbi në zemër i mori jetën 26-vjeçarit (SI NDODHI NGJARJA)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 05-12-2020 Zbardhet skema e ekzekutimit të efektivit në Lezhë, një person e ndaloi në rrugë, plumbi në zemër i mori jetën 26-vjeçarit (SI NDODHI NGJARJA) Viktima, efektivi i FNSH Xhulio Prela

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur orët e para të mëngjesit ku është ekzekutuar efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, Xhulio Prela, në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Bëhet me dije se Prela po kthehej nga Rinasi, kishte çuar në aeroport disa familjarë.

Atentati mendohet se ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët i kanë ndjekur lëvizjet e efektivit të policisë.

Një person me elektrik ka ndaluar në rrugë Xhulio Prelën. Prela ka hapur xhamin dhe ka debatuar me personin që e ndaloi, në momentin që Prela po ikte u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se Xhulio Prela është qëlluar tre herë me një pistoletë 'TT', ndërsa një plumb në zemër i ka marrë jetën 26-vjeçarit.

Bëhet me dije se Policia ka identifikuar autorët dhe mjetin me të cilin ata i zunë pritë 26 vjeçarit efektiv i FNSH.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj dhe Zvdr i Përgjithshëm Albert Dervishaj. Ndërkohë, FNSH dhe RENEA po krehin zonën për kapjen e autorit.  Deri tani janë shoqëruar në Policinë e Lezhës 16 persona.

Kujtojmë që efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, Xhulio Prela, mbeti i vrarë në një atentat në orën 02.20 të mëngjesit të sotëm, në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Një vit më parë Xhulio Prela ishte futur në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, ndërsa vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po trafikonin BOMBA me telekomandë, Gjykata lë në burg dy të rinjtë
Politika dhe kolegët mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliut: Tronditës dhe i pabesueshëm! Lajm që nuk donim ta shkruanim kurrë »
Article Logic
Execution time: 0.011934995651245
array(1) { ["section"]=> string(145) "zbardhet-skema-e-ekzekutimit-te-efektivit-ne-lezhe-nje-person-e-ndaloi-ne-rruge-plumbi-ne-zemer-i-mori-jeten-26-vjecarit-si-ndodhi-ngjarja-230252" }