Zbardhet SKEMA e ekzekutimit të efektivit të FNSH në Lezhë: Xhulio Prelën e morën në telefon dhe u nis nga Tirana, në autostradë i bënë pritë, plumbi në zemër fatal

Publikuar tek: aktualitet, më 12:21 05-12-2020 Zbardhet SKEMA e ekzekutimit të efektivit të FNSH në Lezhë: Xhulio Prelën e morën në telefon dhe u nis nga Tirana, në autostradë i bënë pritë, plumbi në zemër fatal Xhulio Prela, makina me te cilen udhetonte

Xhulio Prela, efektivi 26 vjeçar i FNSH, u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Milot, në afërsi të vendit të quajtur Gajush.

Në njoftimin paraprak për ngjarjen, Policia thotë se në orën 02.20 të mëngjesit në sallën operative janë lajmëruar për një makinë që kishte dalë nga rruga në rrugën Lezhë-Milot. Kur kanë shkuar në vendngjarje ata kanë konstatuar trupin e pajetë të kolegut të tyre Xhulio Prela.

Menjëherë drejt vendgjarjes kanë shkuar forca të shumta Policie, FNSH-ja dhe forcat speciale RENEA, të cilat po krehin zonën për kapjen e autorit. Deri tani janë shoqëruar në Policinë e Lezhës 16 persona.

Bëhet me dije se Prela pasi kishte çuar disa familjarë të tij në Aeroportin e Rinasit, ishte nisur menjëherë drejt Lezhës pas një telefonate, përmbajtja e së cilës deri tani nuk dihet. Kjo telefonatë dyshohet se është bërë pikërisht nga personat që i morën jetën.

Efektivi i FNSH në autostradën Lezhë-Milot, është përballur me një person i cili i ka bërë shenjë me elektrik dore që të ndalonte. Nuk dihet deri tani nëse ky person ishte i njohur për 26 vjeçarin, por nga burimet thuhet se Xhulio ka ndaluar dhe ka debatuar me këtë person.

Këtë e kanë konfirmuar dhe hetuesit, të cilët në vendngjarje kanë parë se xhami i shoferit ishte i ulur, çka tregon se viktima ka ndaluar dhe ka folur me personin që i ka bërë shenjë. Teksa debatonte me këtë person, pranë makinës me të cilën Xhulio Prela udhëtonte është afruar një mjet tjetër.

Sapo është afruar pranë makinës ku ndodhej Xhulio, nga mjeti tjetër është hapur zjarr me një pistoletë TT. Aty efektivi i FNSH ka tentuar të largohet por në lëvizje e sipër një nga tre plumbat e shkrepur e ka marrë në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas disa metrash makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Personat që e kanë ndaluar Xhulio Prelën në mes të rrugës dyshohet se nuk kanë qenë të rastësishëm, por atentati i tij ka qenë i mirëmenduar sepse autorët kanë studiuar çdo lëvizje të tij.

Viktima e bënte shpesh këtë rrugë pasi familja e tij jetonte dhe në Tiranë dhe në Rrile të Lezhës, ndërsa vetë Xhulio Prela ishte pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt të Shkodrës, por ndërkohë vazhdonte dhe studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e 3-të.

//NEWSBOMB.AL

18673248_1733576963325060_9208071642163565298_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Aksident në Durrës, makina përplas fëmijën 9 vjeç, i mituri dërgohet me urgjencë në spital
I vranë djalin në pritë, flet babai i efektivit të FNSH: Nuk kemi hasmëri, Xhulio kishte shqetësime si gjithë policët »
Article Logic
Execution time: 0.011198997497559
array(1) { ["section"]=> string(168) "zbardhet-skema-e-ekzekutimit-te-efektivit-te-fnsh-ne-lezhe-xhulio-prelen-e-moren-ne-telefon-dhe-u-nis-nga-tirana-ne-autostrade-i-bene-prite-plumbi-ne-zemer-fatal-230264" }