Zbardhet skema e prostitucionit në Rrogozhinë, pronarët e hoteleve merrnin 1/3 e pagesës së klientëve (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:34 03-06-2020 Zbardhet skema e prostitucionit në Rrogozhinë, pronarët e hoteleve merrnin 1/3 e pagesës së klientëve (EMRAT-DETAJE)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me prostitucionin që ushtrohej në dy hotelet e dy biznesmenëve në Rrogozhinë.

Mësohet se skenën e prostitucionit e drejtonin dy pronarët e hoteleve të cilët janë Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

Personat në fjalë përveç pagës që merrnin nga dhoma e hotelit, përfitonin dhe 1/3 e pagës së klientëve.

Sakaq, bëhet me dije se personat që ushtronin prostitucion ishin nga mosha 20 vjeç deri në moshën 56 vjeç.

Kujtojmë që policia prej 7 muajsh ndërmori operacionin ‘Zhuri’ në kuadër të të cilit prangosi 2 pronarët e hoteleve dhe 5 vajza me iniciale M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M që ushtronin prostitucionin te zona e njohur si ‘Bishti i Zhurit’ në Kavajë.

Gjithashtu mësohet se është arrestuar R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit, duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.

Lexo edhe: Përdorën hotelet e tyre në Kavajë për prostitucion, arrestohen 2 biznesmenët, në pranga edhe 5 femra (VIDEO)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097479820251465
array(1) { ["section"]=> string(111) "zbardhet-skema-e-prostitucionit-ne-rrogozhine-pronaret-e-hoteleve-merrnin-1-3-e-pages-se-klienteve-emrat-208886" }