Zbardhet skema, ja si u ekzekutua drejtori i OSHEE Vlorë dhe biznesmeni

Publikuar tek: aktualitet, më 20:00 25-05-2017 Zbardhet skema, ja si u ekzekutua drejtori i OSHEE Vlorë dhe biznesmeni

Vrasja e dyfishtë e ndodhur të mërkurën në mbrëmje në qytetin e Vlorës dyshohet se mund të ketë lidhje me aktivitetet që biznesmeni Merven Hyseni, brenda apo jashtë vendit.

 

Kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia e Vlorës, pa përjashtuar konflikte që kanë të bëjnë me biznesin e tij në Vlorë. Në këtë atetnat mbeti i vrarë edhe Drejtori i OSHEE-së së këtij qyteti, Roland Saliu, i cili ishte në të njëjtën tavolinë me Hysenin. Bazuar në hetimet e kryera nga policia është rindërtuar edhe dinamika e krimit të mbrëmjes së të mërkurës në Vlorë.

Një veturë BMW me xhama të zinj u afrua pranë lokalit ku po qëndronin Hyseni e Saliu.  Nga mjeti BMW u hap zjarr drejt dy personave, ndonëse lokali ishte i populluar me klientë. Me pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes drejt rrugës muzeale, për të vijuar në aksin e vjetër Vlorë –Fier.  Ata e dogjën veturën në nënkalimin e fshatit Panaja, pranë autostradës. Brenda makinës policia gjeti një automatik “Kallashnikov” të djegur, që dyshohet se është arma e përdorur në atentat.

Ekspertët MjekoLigjorë konfirmuan se Drejtori i OSHEE-së ndërroi jetë nga një plumb i vetëm që mori në kokë. Ndërsa biznesmeni Hyseni mori 5 plumba në gjoks. Policia shoqëroi për të marrë në pyetje më tepër se 20 persona. Po ashtu hetuesit kanë sekuestruar pamjet filmike të 48 orëve të fundit, nga kamerat e disa bizneseve të zonës në përpjekje për identifikimin e autorëve.

Këtë të enjte, ekspertët kriminalistë kryen një kqyrje të dytë të vendit, ku u gjet automjeti i përdorur atentatorët. Ata mendohet se kanë qenë së paku dy persona. Automjeti rezulton i vjedhur pak ditë më parë në qytetin e Durrësit. //Tv Klan//

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Afera e re e Veliajt, merr për vete biznesin e parkingjeve në Tiranë”
Policia përleshet me vrasësin e parukieres në Lezhë, arrestohet pas 10 minutash (NGJARJA ME DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.010976076126099
array(1) { ["section"]=> string(76) "zbardhet-skema-ja-si-u-ekzekutua-drejtori-i-oshee-vlore-dhe-biznesmeni-79983" }