ZBARDHET SKEMA, si mashtroi ish-prefekti i Fierit shqiptarin dhe kanadezin

Publikuar tek: politike, më 21:07 01-03-2018 ZBARDHET SKEMA, si mashtroi ish-prefekti i Fierit shqiptarin dhe kanadezin

Zbardhet skema e mashtrimit e ish-prefektit të Fierit Bujar Hasaj.

Hasaj është vënë në pranga mëngjesin e sotëm pasi Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë kishte caktuar masën “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka mashturar dy persona duke u marrë shuma të mëdha parash.

Mësohet ish-zyrtari i kishte premtuar një shtetasi kanadez me inicialet B.H t’i shiste njqë dyqan në Tiranë, por diçka e tillë nuk ndodhi pasi shuma e parave prej 260 mijë eurosh u mor nga Hasaj.

Gjithashtu, bëhet me dije se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ish-prefekti mashtroi një shtetas shqiptar me inicialet D.M duke i marrë shumën prej 50.000 eurosh, përsëri me premtimin që do i shiste një apartament.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet me sukses operacioni “Kanadezi”

Arrestohet një shtetas dhe shpallet një tjetër në kërkim për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 8 mujore, ka bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit “Kanadezi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. H., 57 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me këtë procedim, është bërë shpallja në kërkim e shtetasit P.P.

Arrestimi i të sipërpërmendurit u bë pasi ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin P.P., kanë mashtruar më anë të falsifikimit të dokumentave, shtetasin Kanadez B.H., duke i marrë një shumë prej 260 000 dollarësh dhe shtetasin shqiptar D.M., duke i marrë një shumë prej 50 000 Eurosh

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprën “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 143/3 e 186/2 e Kodit Penal”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011801958084106
array(1) { ["section"]=> string(80) "zbardhet-skema-si-mashtroi-ish-prefekti-i-fierit-shqiptarin-dhe-kanadezin-111924" }