Zbardhet takimi i Metës me sekretarin e përgjithshëm të CSU-së: Shqipëria ka ende mundësi të pashfrytëzuara

Publikuar tek: politike, më 13:47 02-12-2015 Zbardhet takimi i Metës me sekretarin e përgjithshëm të CSU-së: Shqipëria ka ende mundësi të pashfrytëzuara

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, u prit ne nje takim nga Sekretari i Pergjithshëm i CSU-së, z. Andy Scheuer, me të cilin diskutoi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe veçanërisht mes Shqipërise dhe Landit të Bavarisë.

“ Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bavarisë kanë një traditë të hershme të nisur me vizitat e ish kryeministrit Shtraus në vitet 80 dhe të forcuara në vite. Vlersoj  interesin e biznesit dhe kompanive bavareze për të investuar në Shqipëri dhe nënvizoj se ka ende shumë mundësi të pashfrytëzuara që janë një potencial i madh për ta zhvilluar më tej këtë bashkëpunim”, tha Meta.

Scheuer vlerësoi rëndësinë që ka Shqipëria në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin e tij dhe theksoi se Landi i Bavarisë ka një interes të vecantë për Ballkanin në këndvështrim edhe të procesit të Berlinit dhe interes në rritje të bizneseve bavareze për të investuar në Shqipëri. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029927968978882
array(1) { ["section"]=> string(112) "zbardhet-takimi-i-metes-me-sekretarin-e-pergjithshem-te-csu-se-shqiperia-ka-ende-mundesi-te-pashfrytezuara-26783" }