Zbardhet takimi Vasili-Lu, ambasadori: Të zbatohet reforma në drejtësi

Publikuar tek: aktualitet, më 17:46 07-02-2017 Zbardhet takimi Vasili-Lu, ambasadori: Të zbatohet reforma në drejtësi

Ambasadori i Shtetve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu zhvilloi sot një takim me ministrin e ri të Drejtësisë Petrit Vasili.

Takimi u mbahet në Ministrinë e Drejtësisë dhe ishte takimi i parë mes ambasadorit Lu dhe Vasilit pas betimit të tij si ministër i Drejtësisë.

Menjëherë pas përfundimit është zbardhur takimi mes tyre ku bëhet me dije se Lu ka ofruar mbështetjen e nevojshme nga ana e SHBA-së dhe ka inkurajuar Vasilin për të qenë sa më aktiv për reformën në gjyqësor.

Vasili informoi ambasadorin Lu se po punon me paketën e 27 ligjeve dhe vlerësoi se një pjesë e tyre janë të një rëndësie prioritare.

“Ministria e Drejtësisë po punon për paketën e 27 ligjeve, do të finalizohet një paketë me ligje sa më efektive. OPDAT dhe EURALIUS kanë rol mjaft përcaktues për reformën” mësohet të ketë thënë Vasili.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen 58 persona në operacionin ndërkombëtar ku u përfshi edhe Shqipëria
Mirela Kumbaro nuk kapërdin dot kritikat për Bunk'art, shkarkon menjëherë drejtorin e Muzeut Kombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.01061487197876
array(1) { ["section"]=> string(74) "zbardhet-takimi-vasili-lu-ambasadori-te-zbatohet-reforma-ne-drejtesi-68011" }