Zbardhet trafiku i drogës në avionin e Divjakës, ish-agjenti i antidrogës dhe baxhanaku organizatorë

Publikuar tek: aktualitet, më 07:37 14-04-2015 Zbardhet trafiku i drogës në avionin e Divjakës, ish-agjenti i antidrogës dhe baxhanaku organizatorë Avioni gjetur në Divjakë

Zbardhet dosja e hetimit 11-mujor të prokurorëve të Krimeve të Rënda, ku përmenden 6 persona si pjesmarrës në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, gjurmët e të cilit u gjetën në Divjakë, ku u rrëzua një avion i vogël me 305 kilogramë kanabis.

Përveç pilotit Italian Giorgo Riformato, sipas gazetës ‘’Mapo’’, hetimet kanë përfshirë edhe 5 persona të tjerë, ndër të cilët janë ish-agjenti i antidrogës Mariglen Ymeraj që siguronte lëndën narkotike nëpërmjet Gerti Demçes, duke futur në grup edhe baxhanakun Saimir Bajrami që në fakt siguroi kontaktin me pilotin Italian.

4 persona janë arrestuar ndër të cilët piloti italian, organizatori Sajmir Bajrami si dhe dy paketuesit Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa  por në kërkim është  Ymeraj dhe Demçe. Plani i të gjashtëve ishte që droga të sigurohej në Shqipëri dhe të transportohej me avionin ‘’Piper’’ në 10 majin e 2014, por avioni pësoi një avari duke i lënë në baltë. Mendohej që lënda narkotike do të shitej në Itali nga Bajrami.

Nga hetimi u zbulua se Bajrami kishte qëndruar në të njëjtin hotel me pilotin Riformato, fare pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Është zbuluar se piloti do të merrte për transportin 400 euro për çdo kilogramë kanabis të transportuar. Lënda ishte siguruar në vend nga ish-agjenti I antidrogës Ymeraj dhe baxhanaku I tij Bajrami. Ymeraj dhe Demçe kishin gjetur më pas edhe dy paketuesit. Riformato nuk e ka pranuar rolin e tij në këtë trafik, duke thënë se kishte ardhur për turizëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prifti Bendo-Blushit: Kryepeshkopi flet gjuhën e Krishtit, me fantazi të shfrenuar i ngre gishtin Zotit
Nuk ka marrëveshje me Kishën, pastrohet oborri nga kangjellat »
Article Logic
Execution time: 0.011564970016479
array(1) { ["section"]=> string(104) "zbardhet-trafiku-i-droges-ne-avionin-e-divjakes-ish-agjenti-i-antidroges-dhe-baxhanaku-organizatore-8621" }