Zbardhet urdhri/ Përfundon koncesioni i kolaudimit, shërbimi do të ofrohet nga DPSHTR

Publikuar tek: aktualitet, më 23:40 29-11-2020 Zbardhet urdhri/ Përfundon koncesioni i kolaudimit, shërbimi do të ofrohet nga DPSHTR Ilustruese

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shërbimi i kolaudimit të makinave do t’i kalojë shtetit. Do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor e cila do të ofrojë këtë shërbim, pasi 31 dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompnia SGS Albania.

“Vizion Plus” ka siguruar urdhrin e ministres së Infrasrukturës, znj. Belinda Balluku, e cila i drejtohet kompanisë koncesionare ku kërkon prej saj dorëzimin e mjediseve dhe infrastrukturës përkatëse. Ministria ka ngarkuar Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik si dhe pajisjet. Sipas urdhrit, kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.

Kontrata koncesionare përfundoi afatin 10-vjeçar në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj duke bërë që afati final të jetë 31 dhjetori i këtij viti. Por çfarë do të ndodhë më pas? Burimet  thanë se nuk pritet të ketë një koncesion të ri për këtë shërbim të paktën në afatshkutër. Ndaj do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor si pronare e kësaj infrastrukure që do të ofrojë kolaudimin për qytetarët.

Por a do të aplikojë shteti të njëjtën tarifë kolaudimi si kompania private? Burime nga grupet e punës që po merren me këtë procedurë kanë hedhur idenë e reduktimit të saj, por mbetet që vendimi final të merret nga Ministria e Infrastrukturës. Më herët ministria është shprehur se do të liberalizojë këtë shërbim, duke licnecuar disa kompani. Por ky proces duket se do të shtyhet në kohë dhe qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të vendosë mbi ecurinë e këtij tregu, i cili qarkullon në vit rreth 8 mln euro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konspiracionisti Alfred Cako: Flamurin e parë nuk e qëndisi Marigoja, është dhuratë nga Austro-Hungaria
Planet post Covid-it, ja 25 destinacionet më të mira për vitin 2021 »
Article Logic
Execution time: 0.009788990020752
array(1) { ["section"]=> string(92) "zbardhet-urdhri-pe-rfundon-koncesioni-i-kolaudimit-she-rbimi-do-te-ofrohet-nga-dpshtr-229583" }