Zbardhet vendimi i Gjykatës për lirimin e Endrit Dokles: U pendua, reflektoi thellë për veprën penale

Publikuar tek: aktualitet, më 17:57 26-01-2020 Zbardhet vendimi i Gjykatës për lirimin e Endrit Dokles: U pendua, reflektoi thellë për veprën penale Endrit Dokle

Zbardhet vendimi i Gkykatës së Krujës që vendosi lirimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, të dënuar me burgim të përjetshëm.

Sipas verdiktit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, gjatë qëndrimit në qeli që prej vitit 2005, Endrit Dokle është penduar dhe ka reflektuar thellë. Pranimi i lirimit me kusht të Dokles është bazuar në raportin vlerësues të Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë, për sjelljen e tij në qeli, si edhe në raportin e Zyrës së Shërbimit të Provës Krujë.

“I dënuari, përsa i përket qëndrimit ndaj veprës penale dhe viktimës, është i penduar. I dënuari nuk ka konsumuar më parë vepër tjetër penale. Gjendja fizike dhe psikologjike e të dënuarit është jo e mirë. Sjellja e tij në institucionin tonë e bazuar nga kontaktet dhe dosja e tij personale është shumë e mirë”, thuhet në raportin e Drejtorisë së Burgut Fushë-Krujë.

Edhe nga Zyra e Shërbimit të Provës ka rekomanduar nxjerrjen nga qelia të të dënuarit me burgim të përjetshëm.

“Koha e kaluar i mbyllur dhe larg familjes, e ka bërë të reflektojë shumë se pasojat e ardhura nga veprat penale në jetën e tij janë shumë të rënda dhe kurrsesi nuk e percepton ripërjetimin e një situate të tillë. Ai reflekton brejtje të ndërgjegjes për të gjitha pasojat e sjella në familje dhe jashtë saj. I dënuari ka shfaqur pendim të thellë për veprën penale, për të cilën është dënuar”, lexohet në raportin e Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Krujë.

Vendimi i plotë: 

Vendimi i lirmit të Endrit Dokles by Newsbomb Albania on Scribd

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.056287050247192
array(1) { ["section"]=> string(106) "zbardhet-vendimi-i-gjykates-per-lirimin-e-endrit-dokles-u-pendua-reflektoi-thelle-per-vepren-penale-193216" }