Gjykata Kushtetuese ka zbardhur sot vendimin e plotë për të rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për anulimin e ligjit të vettingut.
Në vendim janë paraqitur të gjitha argumentat pse gjykatësit e konsideruan kushtetues këtë ligj, si dhe argumentat e dy anëtarëve që votuan në favor të kërkesës së PD-së, Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj.
Dy anëtarët kanë vërejtur papajtueshmëri të këtij ligji me Kushtetutën kryesisht në dy pika: “A. Për cenimin e parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve” dhe “B. Për pretendimin e cenimit të parimit të sigurisë juridike”.
Në 22 dhjetor të 2016-ës, gjashtë anëtarë votuan kundër kërkesës së PD dhe dy pro, duke i hapur rrugë hryjes në fuqi të vettingut.
Vendimi i plotë: