Një vendim i Këshillit të Ministrave, miraton lejen për ndërtimin e pusit “Zvërneci Perëndimor 1” në Nartë të Vlorës. Një gjë e tillë ka indinjuar qytetarët vlonjatë të cilët kërkojnë reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës.
Newsbomb.al zbardh vendimin e datës 22 korrik 2015 ku thuhet se “ Në mbështetje të neneve 27 dhe 28 të ligjit nr. 107/2014 datë 31.07..2014 për Planifikimin dhe zhvillimin e Territorit, nenit 19 të vendimit nr. 408, datë 13.05.2015 të Këshillit të Ministrave Për Miratimin e rregullores së Zhvillimit të Territorit, vendim nr.877, datë 03.10.2013 të Këshillit të Ministrave ‘Për Përbërjen e këshillit Kombëtar të Territorit” me propozimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, Këshilli Kombëtar i Territorit, vendosi:
Miratimin e lejes së Ndërtimit për “ Ndërtimi i sheshit të Pusit ‘Zvërneci Perëndimor’ me vendndodhje në Nartë, Bashkia Vlorë, me subjekt aplikues shoqërinë ‘San Leon Durrësi B.V’ sh.p.k.”
Qytetarët vlonjatë pas këtij vendimi të cilin e kundërshtojnë me forcë, kërkojnë mbështetjen dhe reagimin e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës për ndërtimin e pusit të naftës.
Ndërtimi i pusit të naftës në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, nuk do të jetë i vetmi.