32 vjeçari Edmond Mehmeti nga Saranda u qëllua për vdekje nga tre persona pas një konflikti me një familje nga Kosova.
32 vjeçari, pronar i një lavazhi, është konfliktuar me një familje nga Kosova, dhe pas sherrit është ndjekur vazhdimisht nga 3 persona. Ata i kanë ngritur pritë në rrugën Kanali i Çukës - Turizëm dhe pasi e kanë ndaluar kanë qëlluar me shkop bejsbolli xhamin e parë të makinës.
Më pas kanë nxjerrë nga makina 32 vjeçarin Edmond Mehmeti dhe e kanë qëlluar me pistoletë me silenciator. Mehmeti ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë gjatë këtyre veprimeve, autorët kanë lënë gjurmë të shumta të gishtave me anë të të cilave policia ka mundur të bëjë identifikimin e 3 autorëve.
Por policia nuk ka mundur të identifikojë ende familjen nga Kosova me të cilën u konfliktua 32 vjeçari nga Saranda. Sipas kësaj skeme nga policia, 32 vjeçari mendohet të jetë vrarë nga vrasës me pagesë, të vendosur nga familja kosovare.