Zbardhet vrasja e BIZNESMENIT Memli Begalla, arrestohen autorët, policia në konferencë urgjente: Ky është EKZEKUTORI (DETAJE NGA OPERACIONI RRUFE)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:40 26-02-2018 Zbardhet vrasja e BIZNESMENIT Memli Begalla, arrestohen autorët, policia në konferencë urgjente: Ky është EKZEKUTORI (DETAJE NGA OPERACIONI RRUFE)

Zbardhet vrasja e biznesmenit Memli Begalla në zonën e ish-bllokut, konkretisht në zonën e njohur pranë LSI-së, ndodhur më datë 14 shkurt 2018.

Biznesmeni 64-vjeçar u vra me armë zjarri e llojit silenciator për shkak të borxheve të pashlyera, siç konfirmoi sot zyrtarisht edhe policia. Në pranga si rrjedhojë e një operacioni "rrufe" zhvilluar këtë mëngjes nga policia, kanë rënë:

- Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë dhe

- Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Policia bën me dije se ekzekutori është Denis Demiri. 

Begalla ishte duke ecur në këmbë pranë selisë së LSI, kur dy persona iu afruan dhe një prej tyre e qëlloi me armën silenciator duke bërë të mundur që banorët përreth të mos dyshonin për asgjë. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe kompaninë “LAB”.  Po ashtu, u bë e ditur se Begalla rezulton se kishte shumë borxhe të pashlyera. Ndërsa 3 vite më parë biznesmenit i'u dogj mjeti i tij rip "Lange Rover". Ndërkohë më parë ka banuar në Zvicër e Itali, babai i dy djemve rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.

Sipas drejtorit të Tiranës, Kastriot Skënderoj në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Konferenca për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Kastriot Skënderaj (DEKLARATA ZYRTARE):

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.

Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.

Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013271808624268
array(1) { ["section"]=> string(148) "zbardhet-vrasja-e-biznesmenit-memli-begalla-arrestohen-autoret-policia-ne-konference-urgjente-ky-eshte-ekzekutori-detaje-nga-operacioni-rrufe-111506" }