24 orë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Braçajn në Pogradec, ku mbeti i vdekur me sende të forta një person dhe një tjetër u plagos policia zbardh ngjarjen dhe autorin e krimit.
Daniel Tola, i plagosuri në këtë ngjarje ka rrëfyer për policinë se Mendar Burnazi luante rolin e ndërmjetësit për një pazarë droge. Sipas Toles ai do të merrte 25 kg drogë, për ta trafikuar më pas në Greqi, por më pas ka refuzuar të bëjë pagesën.
Sipas tij, ky ka qenë motivi që shkaktoi konfliktin deri në përdorimin e sendeve të forta, ku mbeti i vdekur 39-vjeçari Zarif Alliu.
Në vendin e ngjarjes u gjetën copa druri, dhe mendohet se ky ka qenë mjeti i përdorur kundër tyre.