Zbardhja e vrasjeve në Elbasan, reagon Balla: Goditje e fortë ndaj krimit, rezultatet e ditës së sotme premisa për...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:03 08-08-2020 Zbardhja e vrasjeve në Elbasan, reagon Balla: Goditje e fortë ndaj krimit, rezultatet e ditës së sotme premisa për...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka përshëndetur punën e policisë pas pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale muajin e fundit në Elbasan.

Me anë të një postimi në ‘facebbok’ Balla shkruan se puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ndër të tjera Balla ka nxitur policinë që e Elbasanit që të forcojnë luftën kundër krimit.

Postimi i plotë:

Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale.

Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse me padurim ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse.

E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit. Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010275840759277
array(1) { ["section"]=> string(118) "zbardhja-e-vrasjeve-ne-elbasan-reagon-balla-goditje-e-forte-ndaj-krimit-rezultatet-e-dites-se-sotme-premisa-per-216502" }