Zbehen protestat e jelekverdhëve në Francë

Publikuar tek: bota, më 06:06 09-06-2019 Zbehen protestat e jelekverdhëve në Francë

Zbehen protestat e jelekverdhëve në Francë

Mobilizim i dobët u vu re dje gjatë protestës së 30-të të jelekverdhëve, ndërkohë që vetëm në Montpellier, në jug të Francës, protesta përfundoi me dhunë dhe përleshje me policinë.

Sipas numërimit të Ministrisë së Brendshme franceze, numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin ishte vetëm 3 700 persona dhe 1 300 në Paris dhe rrethinat e tij.

Në protestën në Montpellier morën pjesë rreth 2 000 persona, të cilët u mblodhën në sheshin ‘’Place de la Comedie’’, shkruan Botasot, transmeton Newsbomb.al.

Që në fillim kanë nisur përplasjet me policinë, që përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve, të cilët u kundërpërgjigjën me pajisje piroteknike.

Gjatë protestës pati nëntë të plagosur lehtë dhe 11 të arrestuar.

Në Paris, protesta u zhvillua në periferi, në lagjen Saint-Denis, ku pjesëmarrësit nuk ishin më shumë se 1 000 persona.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013652086257935
array(1) { ["section"]=> string(49) "zbehen-protestat-e-jelekverdheve-ne-france-167488" }