Vetëm një natë më parë një pallat katër katësh u përfshi nga flakët dhe sot policia ka zbardhur shkaqet e këtij zjarri.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shkak i zjarrit është bërë soba me dru e një prej banesave. Mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur 6 banesa dhe ka patur dëme të mëdha materiale.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrëfikëset të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evakuimin e një të moshuare rreth 75 vjeç.