Zbulim arkeologjik në Amantia, çfarë u gjet në varrin e lashtë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 27-11-2020 Zbulim arkeologjik në Amantia, çfarë u gjet në varrin e lashtë (FOTO)

Arkeologët kanë kryer gërmime në dy një zonë të qytetit antik të Amantias.

Sipas Drejtorisë së Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore të Vlorës, gërmimet janë kryer në dy varre antike, që më herët kishin rënë pre e gërmimeve ilegale dhe dhunimit.

Sipas gjetjeve, bëhet fjalë për dy varre, një që i përket periudhës ilire dhe një varr i periudhës osmane. Gjetjet janë kryesisht objekte qeramike.

“Përgjatë kësaj jave specialistët e D.R.T.K-Vlorë dhe I.K.T.K kryen gërmime arkeologjike shpëtimi në varrezën antike (Nekropolin) dhe qytetin e sipërm (Akropolin) të Amantias. Në zbatim të vendimit Nr. 280, datë 17.08.2020 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u gërmua dhe dokumentua varri me muraturë tulle, i cili ishte dhunuar nga akte vandale në muajin Gusht të këtij viti gjatë punimeve për gërmimin e varrit monumental në hyrje të parkut arkeologjik. Nga gërmimi i tij u zbulua dhe dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike. Varri nga një vlerësim paraprak duhet ti përkasë shek. III-II p.Kr. Gjithashtu në zbatim të vendimit Nr. 381 datë 06.11.2020 të K.K.T.K.M, u krye dokumentimi i një varri cist pranë hyrjes monumentale në akropolin e Amantias. Nga gjetjet e inventarit varri rezulton se i përket periudhës otomane, duke na dhënë për herë të parë një informacion të rëndësishëm për vendbanimin e kësaj periudhe. Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja për t’u vizituar dhe të dhëna me rëndësi për historinë e qendrës antike, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokal dhe kombëtar”, bën me dije DRTK Vlorë.

dfghfghdfhdfh.jpg

dfsdfsdgsdg.jpg

sdgsdfghsdgsh.jpg

sdgsdgsdgsdh.jpg

dfhsdfhdfher5j.jpg

fsdgsdghwe4rh.jpg

hfdhdfgjkfgj.jpg

sdfgsdfgsdhh.jpg

fgdfgdfhjdfjdfj.jpg

fghdfhdfhj5rj.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Djali në kërkim për 137 kg KOKAINË, babai tregon ku ndodhet biznesmeni Gentian Malindi, implikon Prokurorinë dhe Edi RAMËN
Zbardhen detaje nga vrasja e 22-vjeçarit në Bulqizë, familjarët e Elidon Bashës nuk pranojnë të kryhet autopsia e plotë »
Article Logic
Execution time: 0.0097870826721191
array(1) { ["section"]=> string(73) "zbulim-arkeologjik-ne-amantia-cfare-u-gjet-ne-varrin-e-lashte-foto-229330" }