ZBULIM I MADH! Arkeologët nxjerrin në dritë varrezat 3,500 vjeçare në Himarë (FOTO)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:36 06-07-2020 ZBULIM I MADH! Arkeologët nxjerrin në dritë varrezat 3,500 vjeçare në Himarë (FOTO) Varrezat tumulare të zbuluara në Himarë

Zbulim i madh arkeologjik në tokën shqiptare, del në dritë një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë.

Lajmin e mirë e bën me dije gazetari Aleksandër Çipa, i cili thotë se gërmimet arkeologjike të kryera së fundmi në Himarë kanë nxjerrë në dritë varrezën tumulare që daton në shekullin XV-XII para erës së re.

“Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji në bregdetin e Himarës,” shkruan gazetari Çipa.

Shkrimi i plotë:

Ky është një zbulim i madh!!!!! Shumë, shumë i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë!!!!

Zbulim i ri arkeologjik në Himarë

-Arkeologët vlonjatë zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr-

Himare 6 korrik 2020

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologëve zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i'a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Foto nga gazetari Aleksandër Çipa:

gfsdgswegh3eh.jpg

fgerhe45j4rj.jpg

dgfwerghe4hh.jpg

frtrhjer5j45rj4hj.jpg

dfgerhe45h4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012192964553833
array(1) { ["section"]=> string(87) "zbulim-i-madh-arkeologet-nxjerrin-ne-drite-varrezat-3-500-vjecare-ne-himare-foto-213012" }