Zbulim i madh arkeologjik në Egjipt, nxirren në dritë 1000 statuja dhe 10 sarkofagë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 22:07 18-04-2017 Zbulim i madh arkeologjik në Egjipt, nxirren në dritë 1000 statuja dhe 10 sarkofagë (Foto)

Arkeologët në Egjipt kanë gjetur mbi 1 000 statuja dhe 10 sarkofagë në varrezat e lashta fisnore në qytetin Luksor, në perëndim të bregut të lumit Nil. Në këtë zonë po zhvilloheshin kërkime prej disa kohësh pasi kishte sinjale për mbetje arkeologjike.

Ministria egjiptiane për Antikitetin njoftoi se bëhet fjalë për një varrezë të ndërtuar për gjyqtarë në periudhën e Mbretërisë së Re, që ka ekzistuar në periudhën mes viteve 1500-1000 para Krishtit.

w4tr24t64yuju.jpg

Shefi i ekipit arkeologjik Mostafa el-Waziri deklaroi se varreza përbëhet nga lobi dhe dy salla, ku janë gjetur 10 sarkofagë.

Në njërën nga hapësirat janë gjetur më shumë se 1 000 statuja që tregojnë mbretëritë e dinastive të ndryshme, ndërsa arkeologët presin se do të zbulojnë edhe gjëra të reja në vazhdimin e gërmimeve.

er3e5y4y4yuj.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.054049015045166
array(1) { ["section"]=> string(93) "zbulim-i-madh-arkeologjik-ne-egjipt-nxirren-ne-drite-1000-statuja-dhe-10-sarkofage-foto-75625" }