Zbulim i madh arkeologjik në thellësitë e ujërave të Karaburunit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:44 12-07-2019 Zbulim i madh arkeologjik në thellësitë e ujërave të Karaburunit

Një projekt i përbashkët arkeologjik shqiptaro-amerikan njofton se ka gjetur amfora të paktën 2,500 vjeçare në brigjet e Shqipërisë.

Anija kërkimore Hercules e Fondacionit Nautical RPM tha se ka gjetur 22 amfora në shtratin e detit Jon, pranë Karaburunit. Arkeologu Mateusz Polakowski u shpreh se beson që amforat janë korinthiane dhe datojnë diku mes shekullit të 7-të dhe të 5-të para erës së re.

Zbulimi i këtyre amforave mund të çojë në gjetjen e mbetjeve të anijes që mendohet të jetë mbytur në këtë vend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070469379425049
array(1) { ["section"]=> string(71) "zbulim-i-madh-arkeologjik-ne-thellesite-e-ujerave-te-karaburunit-171989" }