Zbulime spektakolare në Durrësin e masakruar: Gjendet artileria e fundit nga koha kur Venedikasit dorëzojnë qytetin por gërmimet s’kanë të ndalur

Publikuar tek: kulture-art, më 12:37 10-02-2017 Zbulime spektakolare në Durrësin e masakruar: Gjendet artileria e fundit nga koha kur Venedikasit dorëzojnë qytetin por gërmimet s’kanë të ndalur

Vazhdojnë zbulimet spektakolare në Torrën Veneciane në Durrës që po masakrohet nga projekti Veliera.

Pas topava të luftës Veneto-Turke të vitit të  shekullit XVII po dalin topa të armatosjes së anijeve të shekullit XVI dhe gjyle topash të kalibrit të rëndë të shekullit XV të periudhes kur Durresi iu dorëzua osmaneve nga Venedikasit (1501).

Gjylet e gurit të zbuluara sot janë të madhësive të ndryshme dhe në varësi të madhësisë do përcaktohet edhe koha e tyre ndërkohë, sa u takon topave të zbuluar arkeologët hedhin dyshime se për shkak të rezistencës dhe qëndrueshmërisë së lartë, ato përdoreshin për ngritjen e godinave .

Por pavarësisht zbulimeve masakra vazhdon dhe firma është duke gërmuar ende ndonëse punimet duhet të kishin ndalur në mënyrë urgjente që nga momenti kur u shfaqen muret e trashë mesjetarë në këmbët e Velierës.

Këto janë fotot e shkrepura tani në “vendin e krimit” dhe siç duket qartë bashkia s’ka të ndalur dhe vazhdon të gërmojë gjersa “t’i gjejë fundin” kësaj masakre. 

topp1.jpgtoppp2.jpg

news1.jpg

nes.jpg

news2.jpg

news3.jpg

news4.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021420001983643
array(1) { ["section"]=> string(175) "zbulime-spektakolare-ne-durresin-e-masakruar-gjendet-artileria-e-fundit-nga-koha-kur-venedikasit-dorezojne-qytetin-por-germimet-s-kane-te-ndalur-fotot-nga-vendi-i-krimit-68320" }