Katër ditë më parë në Torrën Veneciane në njërën nga këmbët e Velierës, nga gërmimet, u duk qartë një top mesjetar ndërsa binin veçanërisht në sy rrënojat, muret e trashë, që konsiderohen antike, mesjetare, rrënoja bizantine.
Por të tjera zbulime janë bërë ndërkohë. Newsbomb.al mësohen se gjatë gërmimeve janë gjetur edhe gjashtë predha guri, një gur varri osman dhe një top tjetër i ndryshëm nga ai i mëparshmi.
Punimet kanë ndalur por ende nuk është marrë asnjë vendim konkret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë. Sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë Luan Përzhita asnjë zbulim nuk është betonizuar deri më tani pasi për këtë ka një marrëveshje.