Zbulimi amerikan godet Donald Trump: Rusët hakuan zgjedhjet. CIA identifikon zyrtarët

Publikuar tek: bota, më 11:54 06-01-2017 Zbulimi amerikan godet Donald Trump: Rusët hakuan zgjedhjet. CIA identifikon zyrtarët

CIA ka identifikuar zyrtarët rusë të cilët akuzohen si përgjegjës për hakimin e e-maileve nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Sipas ‘Reuters’ në raportin më të ri të SHBA-së thuhet se zyrtarët rusë i kanë dhënë WikiLeaks materialet e vjedhura nën drejtimin e presidentit rus, Vladimir Putin.

‘Reuters’ po ashtu shkruan se Agjencia e Inteligjencës Qendrore dhe të tjerët kanë arritur në përfundimin se qeveria ruse ka përshkallëzuar përpjekjet e saj për diskreditimin e procesit zgjedhor në SHBA për të ndihmuar fushatën e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump.

Bëhet me dije se vlerësimi i inteligjencës i është paraqitur presidentit Barack Obama të enjten dhe lidhur me të do të informohet sot edhe Trump.

Por, president ii ri, Trump ka hedhur poshtë vlerësimin e komunitetit të inteligjencës se Rusia ka organizuan sulme kibernetike gjatë fushatës zgjedhore për të minuar rivalen demokrate Hillary Clinton.

Po ashtu të njëjtën gjë ka bërë edhe Rusia, e cila ka hedhur poshtë akuzat për hakim të zgjedhjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendimi i Presidentit të SHBA, Trump: Do të lënë detyrën pas 20 janarit ambasadorët politikë
John Kerry akuzon publikisht David Cameron për dështimin në Siri »
Article Logic
Execution time: 0.011177062988281
array(1) { ["section"]=> string(89) "zbulimi-amerikan-godet-donald-trump-ruset-hakuan-zgjedhjet-cia-identifikon-zyrtaret-64744" }