Zbulimi amerikan ndal seancat për informimin e Kongresit mbi sigurinë e zgjedhjeve

Publikuar tek: bota, më 22:59 30-08-2020 Zbulimi amerikan ndal seancat për informimin e Kongresit mbi sigurinë e zgjedhjeve Ilustruese

Zyrtarë të zbulimit amerikan nuk do të zhvillojnë më seanca informimi për ligjvënësit lidhur me zgjedhjet e nëntorit, pasi sipas tyre, këto seanca kanë rezultuar në nxjerrje të “informatave sekrete” dhe të politizimit të informacionit.

Punonjës të Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar informuan ligjvënës dhe drejtues të komisioneve të Kongresit për ndryshim të praktikave të shtunën, duke thënë se informatat e grumbulluara nga zbulimi amerikan mbi kërcënimet ndaj zgjedhjeve të 3 nëntorit do të ofrohen në një formë tjetër, jo më përmes seancave.

“Jemi të përkushtuar të përmbushim përgjegjësitë që përcakton statuti ynë dhe ta mbajmë Kongresin plotësisht të informuar,” tha për Zërin e Amerikës një zyrtar i Zyrës së Drejtorit për Zbulimin Kombëtar, duke kërkuar të shprehej në kushte anonimiteti.

“Në mënyrë që të parandalojmë nxjerrjen e informatave sekrete, do t’i bëjmë këto informime përmes raporteve me shkrim,” tha zyrtari, duke shtuar “jemi të shqetësuar ngaqë ka pasur nxjerrje të informatave sekrete pas seancave të imformimit në të kaluarën”.

Kongresi informohet për ndryshimin e praktikës

Letra me justifikime të mëtejshme për ndryshimet iu dërguan ligjvënësve të shtunën nga Drejtori i Zbulimit Kombëtar, John Ratcliffe.

“Besoj se në këtë mënyrë do të garantojmë me sa është e mundur se informacioni që Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar i paraqet Kongresit lidhur me ndërhyrje keqdashëse nga jashtë, apo me sigurinë e zgjedhjeve, nuk keqkuptohet apo politizohet,” shkruan zoti Ratcliffe, sipas një kopjeje të letrës të siguruar nga Zëri i Amerikës.

“Me këtë mënyrë do të arrijmë të mbrojmë më mirë burimet dhe metodat tona si dhe informatat sekrete nga publikimet e paligjshme apo keqpërdorimet,” thotë zoti Ratcliffe.

Letra e drejtorit të zbulimit kombëtar nuk ofron shembuj konkretë për nxjerrje informatash sekrete, apo politizim të informacionit të ofruar gjatë seancave informuese.

Por Presidenti Donald Trump aludoi të shtunën në mbrëmje, pa ofruar prova, se fajin e kishte Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin dhe kryetari i tij, Adam Schiff.

"Ndoshta Schiff-i dredharak, por edhe të tjerë, nxjerrin informacione për Lajmet e Rreme,” shkruante presidenti në Twitter.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autoritetet italiane në alarm për një valë të dytë infektimesh, sërish shifra të larta në 24 orët e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.011226177215576
array(1) { ["section"]=> string(89) "zbulimi-amerikan-ndal-seancat-per-informimin-e-kongresit-mbi-sigurine-e-zgjedhjeve-218712" }