Zbulimi i një kokë antike nga qytetari, arkeologia bën apel: Të dorëzohet dhe gjurmohet URGJENT ose zhduket një e dhënë historike me vlerë të madhe (E PLOTË)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:29 08-07-2020 Zbulimi i një kokë antike nga qytetari, arkeologia bën apel: Të dorëzohet dhe gjurmohet URGJENT ose zhduket një e dhënë historike me vlerë të madhe (E PLOTË) Koka e gjetur e statujes

Një person i paidentifikuar “ngriti në këmbë” rrjetin kur tha ka zbuluar këtë kokë të një statuje antike teksa po punonte tokën.

Njoftimi u bë në një faqe në rrjetet sociale për të apasionuarit pas arkeologjisë dhe historisë shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga newsbomb.al.

Menjëherë, reagoi pedagogia e Arkeologjisë Iris Pojani, e cila bazuar në vëzhgimin e fotografive, e identifikoi si koka e Apolonit, apo ndoshta edhe e Dionisit, dy perëndi të antikitetit.

Në vazhdën e kësaj, ka reaguar edhe arkeologia Etleva Nallbani e cila bën thirrje që koka e skulpturës duhet të dorëzohet si objekt muzeal dhe të gjurmohet zbulimi i vendgjetjes së saj, përndryshe, siç shkruan ajo, do zhduket një e dhënë historike me vlerë të madhe.

“Në një shtet funksional, duhet që organet kopetente të merren urgjent me burimin e informacionit, pra tëngjiten nga paraqitesi në FB, drejt personit që e ka deklaruar si të gjetur në tokën e tij. Dhe atje, minimalja të marrin të gjitha të dhënat profesionale në terren”, bën apel Nallbani.

KOMENTI I PLOTË I ARKEOLOGES ETLEVA NALLBANI

Sikurse e percakton studiuesja Iris Pojani, qe koka e skuptures i perket ose Dionisit ose Apolonit, kjo tregon se ne vendgjetjen e saj, ka ose qytet ose tempull, pra nje strukture shume me domethenese, ku integrohet kjo skulpture. Ajo jo vetem qe duhet te dorezohet si nje objekt muzeal, por duhet gjurmuar me patjeter zbulimi i vendgjetjes se saj. Ne te kundert, zhduket nje e dhene historike me vlere te madhe : nje vend kulti apo nje qytet antik, ne gjurmet e te cilit na çon kjo koke.

Ne nje shtet funksional, duhet qe organet kopetente te meren urgjent me burimin e informacionit, pra te ngjiten nga paraqitesi ne FB, ndrejt personit qe e ka deklaruar si te gjetur ne token e tij. Dhe atje, minimalja te marrin te gjitha te dhenat profesionale ne terren.

Duke perjashtuar skulpturen e ketij rasti, e cila paraqitet si gjetje ne prone private…, marr shkas te shprehem, se ky eshte krimi me i madh qe i behet trashegimise nga germimet klandestine. Nxjerja e objekteve jashte konteksti dhe zhdukja e tyre perfundimisht nga te dhenat historike. Dhe per çfare ?! Per « ndertimin » e statusit individual te personave me para… Kete te fudit ia le antropologjise sociale ta studioje si fenomen…

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098950862884521
array(1) { ["section"]=> string(160) "zbulimi-i-nje-koke-antike-nga-qytetari-arkeologia-ben-apel-te-dorezohet-dhe-gjurmohet-urgjent-ose-zhduket-nje-e-dhene-historike-me-vlere-te-madhe-e-plote-213231" }